Itali/ U bllokua në shpellë 150 metra të thellë që prej të dielës, shpëtohet eksploratorja 31-vjeçare

0

ITALI- Speleologia Ottavia Piana u nxor nga shpella Bueno Fonteno, në provincën e Bergamos. Sipas mediave italiane, operacionet e shpëtimit kanë qenë të vështira, kjo edhe sepse e reja kishte një këmbë të thyer, tek e cila edhe ishte operuar 9 vite më parë.

Shpresa ishte për ta nxjerrë mbrëmë, por kushtet e përkeqësuara të motit nuk e lejuan dhe gjithçka u shty për sot. Madje shpëtimi i saj është përcjellë edhe me foto nga i gjithë aksioni. Sipas ekspertëve, shtegu brenda shpellës nuk konsiderohet veçanërisht kompleks dhe mund të ecësh edhe në këmbë. Por problemi është se thyerja e bëri gjithçka më të komplikuar për Ottavian, e cila ishte përpjekur të hapte një rrugë të re.

Nuk është ende e qartë nëse ajo u plagos sepse u rrëzua nga një mur apo pasi u godit nga një gur që ra në këmbën e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu