Itali/ U sekuestruan 100 kg kokainë e “humbur”, policia italiane çon në gjyq grupin e shqiptarëve

0

Zëvendësprokurori i Drejtorisë së Rrethit Antimafia të Xhenovës, Federico Manotti, ka kërkuar gjykimin e menjëhershëm të shtatë të dyshuarve si trafikantë ndërkombëtarë të drogës me kombësi amerikano-jugore dhe shqiptare, të cilët rrëmbyen një person në tentativën e dështuar për të importuar 100 kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut në Liguria.

“Gjyqi, që do të nisë më 26 shkurt, përfshin persona të moshës 26 deri në 42 vjeç. Dy të dyshuarit e tjerë janë hequr nga pozicionet: Ardian Sufaj, 39 vjeç, me origjinë shqiptare, i konsideruar nga hetuesit si kreu i organizatës dhe i arrestuar në Shqipëri me bashkëpunimin e forcave të rendit vendas dhe aktualisht i burgosur në një burg në Shqipëri dhe një tjetër burrë ende në arrati në Republikën Domenikane”, shkruan Ansa.

Organizata ishte mbështetur në një punonjës porti xhenovez, i cili në fakt ishte një financier i fshehtë.

Droga ishte sekuestruar gjatë një kontrolli në Panama dhe kishte futur në panik grupin, i cili kishte rrëmbyer edhe një person, ndërmjetësuesin midis punonjësit të portit dhe bandës, në përpjekje për të kuptuar se ku kishte përfunduar ngarkesa.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu