Italia nuk heq dorë nga Pakti i emigracionit me Shqipërinë. Dhe pse numri i azilantëve që qëndrojnë në Gjadër në pritje të urdhërit të dëbimit është mjaft i limituar e misionet për dërgimin e emigrantëve kanë ndaluar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të pritur vendimin e Gjykatës Europiane të Luksemburgut, Ministria e Brendshme Italiane ka hapur një garë publike për të gjetur 300 dhoma për 300 forca rendi.
“Kërkesa e vlerësuar është për 300 punonjës policie”, lexohet në dokumentin e siguruar nga Syri Tv, “por që gjatë qarkullimi të personelit mund të shkoj në 400 dhoma njëvendëshe për 400 forca policie”.
Këto dhoma me shërbimin e restorantit e të tjera kërkesa duhet të mikpresin për 24 muaj, pra dy vite, personelin italian të Policisë së Shtetit, të cilët do të jenë të punësuar pranë kampeve shqiptare në Shëngjin e Gjadër.
Kjo gaër e hapur nga Ministria e Brendshme italiane përkon me të njëjtën ditë kur qeveria shqiptare merr vendimin e krijimit të një Task Force për monitorimin e zbatueshmërisë së marrëveshjes mbi emigracionin mes Shqipërisë e Italisë.
Gara e publikuar nga Departamenti i Rendit e Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme Italiane fton operatorët ekonomikë të interesuar për të nënshkruar një kontratë dy vjecare me të, me kërkesat;
të jenë të rregullta me legjislacionin në fuqi si truktura hotelerie e restoranti, të jenë të pajisur me certifikata e sigurisë e të kenë afërsi territoriale me kampet e Gjadrit e Shëngjinit.
Kjo garë është e hapur deri në 15 korrik 2025, ora 12.00 e Ministria e Brenshme Italiane informon se në fazën e parë operatorët ekonomikë të interesuar mjafton të dërgojnë disponueshmërin e tyre pa ofertë teknike apo ekonomike. Ata duhet të plotësojnë skedën teknike në përputhje me kriteret e kërkuar nga Departamenti i Rendit e Sigurisë.
Vetëm në fazën e dytë pasi të kryhet dhe konttrolli i ambientëve të ofruara, bizneset e interesuara do të ftohen të sjellin ofertën e tyre ekonomike.
Të gjitha materialet e dorëzuara brenda datë 15 korrik 2025, ora 12.00 duhet të jenë të redaktuara në gjuhën italiane, me firmë dixhitale nga përfaqësues ligjor apo nga kush ka prokurën për ta përfaqësuar.
Ghe pse nuk ka një datëbase zyrtare e transparente për të informuar mbi numro e emigrantëve që po strehohen në Shqipëri, sipas disa parlamentarëve e avokatëve italianë që ishin në Gjadër pak orë më parë, numri i emigrantëve në Gjadër është rreth aktualisht rreth 30)./Syri.net