Italia përgatit të nisë “super green pass”, e vlefshme për të vaksinuarit

0

Italia po përgatitet për futjen e një ‘Super Green Pass’, e cila do t’u jepej vetëm të vaksinuarve dhe të shëruarve. Mediat e huaja shkruajnë se certifikata e gjelbër do të fillojë nga muaji dhjetor.

Tamponët do të jenë të vlefshme vetëm për aksesin në vendet e punës dhe shërbimet thelbësore dhe jo për restorantet, teatrot dhe kinematë. Por kufizimet mund të hyjnë në fuqi vetëm në rast të ndryshimeve të ngjyrave të rajonit.

“Me festat e Krishtlindjeve gjithnjë e më afër dhe me shtimin e infeksioneve, qeveria po përgatitet të nisë të ashtuquajturën “super Green pass”, e vlefshme vetëm për të vaksinuarit dhe të shëruarit, e cila do të mbërrijë me shumë gjasa në dhjetor”, -tha ministri i Administratës Publike Renato Brunetta.

Megjithatë, ende asgjë nuk është vendosur dhe tema do të jetë në krye të axhendës së takimit që kryeministri Mario Draghi do të zhvillojë në fillim të kësaj jave me rajonet që në pjesën më të madhe janë shprehur pro kufizimeve për të shmangur mbylljet e reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu