Italia përgatitet për luftë? Zbulohet urdhri në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë

0

Lufta në Ukrainë ka vënë në gatishmëri të plotë të gjitha shtete europiane. Së fundmi në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane po qarkullon një urdhër ku u kërkohet forcave të armatosura të qëndrojnë në gatishmëri të plotë.

‘Vlerësoni me kujdes pushimin e hershëm, departamentet në gatishmëri operacionale “100% me fuqi”, “të orientuar drejt luftimeve”, “sigurohuni që nivelet më të larta të efikasitetit të të gjitha automjeteve të gjurmuara, helikopterëve dhe sistemeve të armëve të arrihen dhe të mirëmbahen artileri’, kështu shkruhet në qarkoren e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane.

Në dokumentin që u publikua nga Rifondazione Comunista-Sinistra Europea – tregohet gjithashtu që të shmanget sa më shumë “ndarja e njësive” dhe të vlerësohen të gjitha kërkesat në territorin kombëtar të cilat duhet të miratohen “në nivelin qendror”.

Edhe “strukturat shëndetësore” do të duhet të kenë parasysh “angazhimet prioritare” në raport me “forcat në gatishmëri”. Indikacionet – specifikohet në qarkore – duhet të zbatohen “me efekt të menjëhershëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu