Italia shpall 5 ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut

0

Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Zia do të zgjasë deri të shtunën, kur do të mbahet ceremonia e varrimit jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit.

Trupi i papës do të zhvendoset të mërkurën në Bazilikë për homazhe publike.

Vatikani ka publikuar imazhe të tij në një arkivol të hapur. Besimtarë katolikë në mbarë botën po mbajnë zi për humbjen e liderit të tyre shpirtëror.

Në Vatikan, mijëra njerëz po i drejtohen kishës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.