Italia u bashkohet vendeve evropiane: Vendbanimet e reja izraelite në Bregun Perëndimor janë të papranueshme

0

Pas Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe disa vendeve të tjera evropiane, edhe Italia kundërshton zyrtarisht planin izraelit për të pushtuar Gazën.

“Së bashku me partnerët tanë evropianë, ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite të punojë me Autoritetin Kombëtar Palestinez për të forcuar së bashku stabilitetin në të gjithë rajonin.”

“Vendimi i Izraelit për të vazhduar me vendbanime të reja në Bregun Perëndimor është i papranueshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikon të kompromentojë përfundimisht zgjidhjen me dy shtete, një qëllim për të cilin qeveria italiane po vazhdon të punojë me bindje dhe angazhim maksimal”, shkroi zëvendëskryeministri italian dhe Ministri i Jashtëm Antonio Tajani në X.