Italiani, i martuar me shqiptaren, gjendet i vdekur në shtëpi

0

Një shtetas italian është gjetur i pajetë në banesën e tij në katin e gjashtë, ditën e sotme në lagjen nr. 2 të Kavajës. Prej më shumë se 20 vitesh ai ishte i martuar me një shqiptare.

Xhuzepe Klemente, rreth të 70-ave, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën, sidomos kardiovaskulare dhe dyshimet e para bien se ai mund të ketë ndërruar jetë nga një sulm në zemër, pasi nuk i janë gjetur shenja në trup.

Ai nuk i ishte përgjigjur në telefon thirrjeve nga familjarët e tij në Itali, që prej orëve të para të mëngjesit. Mësohet se ai kishte lënë amanet të varrosej në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu