SERBI- 520 kilogramë kanabis është sekustruar pasditen e sotme në Nish të Serbisë. Mësohet se droga është gjetur në një kamion mallrash, e ndarë në 134 qese. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanabisi ishte nisur nga Shqipëria, kishte shkuar në Kosovë e më pas në Serbi. Në pranga është vënë dhe shoferi i kamionit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.