Iu bashkua Foltores, çfarë tha djali i Sokol Olldashit përpara Berishës

0

“Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e PD në Tiranë, iu bashkua sot edhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi.

Sipas Glauk Olldashit, një PD autoritare nuk mund ta mundë një model autoritar që është në pushtet. Ai u shpreh se duhen ruajtur vlerat dhe t’i zbatojmë ato për të sjellë demokratët në pushtet.

“Nuk dua të ndalem në problemet e brendshme që kemi në partinë tonë, pasi janë shumë dhe janë diskutuar më parë. Ajo që dua të them është se duam të vijmë në pushtet për shqiptarët dhe për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë.

Jemi kundër një modeli socialist dhe autoritar. Ne që ta mundim këtë model autoritar nuk mund ta mundim me një PD autoritare. Duhet t’i ruajmë vlerat tona dhe t’i zbatojmë ato.

Kam besimin se do arrijmë të hapim partinë dhe t’i përfaqësojmë demokratët kudo ku janë. Duhet të frymëzojmë të gjithë shqiptarët që të sjellim PD në pushtet. Nuk ka kush t’i përfaqësojë vlerat e PD sesa forumi i Partisë Demokratike”, deklaroi Glauk Olldashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu