Iu gjetën 6 kilogramë kokainë dhe 18 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

0

ITALI- Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestiar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap me 6 kilogramë kokainë. Ai e kishte fshehur kokainën në makinë.

Mediat italiane shkruajnë së automjeti, që vinte nga Osio Sopra, u ndalua gjatë kontrolleve në kabinën e pagesës së autostradës Bari Nord. Gjatë kontrolleve, me ndihmën e qenit nuhatës, në makinë u identifikua një pako e dyshimitë.

Brenda saj oficerët gjetën gati 6 kilogramë kokainë të ndarë në pako dhe 18,100 euro në para të gatshme në prerje të ndryshme. Ai është shoqëruar në komisariat dhe i nënshtruar hetimeve të mëtejshme. Pa arrestimit 21-vjeçar shqiptar është dërguar në burgun e Barit.