Elsa Lila u vu në pranga ditën e sotme në Itali së bashku me anëtarët e bandës Italo-shqiptare. Mediat greke kanë ndarë detaje nga hetimet që kishin nisur muaj më parë. Hetimet nisën në zonat Torpignattara dhe Marranella aty ku u zbuluan lidhjet me disa organizata kriminale shqiptare të Romës, aktive mbi të gjitha në zonën e Acilias. Drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve, shkruajnë mediat italiane.
U zbulua gjithashtu se në disa bare në Acilia organizoheshin takime për të diskutuar strategjitë e veprimit të klanit dhe bazat logjistike në të cilat do të ruheshin substancat në pritje të shitjes: midis tyre ka edhe bodrume. Gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.