Iu konstatuan shenja në trup, i moshuari dyshohet se është vr*arë

0

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 81-vjeçarit i cili u gjet i pajetë dje në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar. I moshuar, Xhemal Meta dyshohet se është vrarë, për shkak se në trupin e tij janë konstatuar shenja.

Ndërkohë që pritet dhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes së tij.

“Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.”, thuhej në njoftimin e policisë.