Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gaza

0

Mëngjesin e sotëm, avionët izraelitë kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë. Ky i fundit është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim.

Izraelitët thanë se e kryen sulmin pasi militantët e Hamasit kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të tjera për këtë pretendim.

Ndërkohë sulmet vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për “fazën e dytë” të luftës së Izraelit ndaj Hamasit.

Tre javë pasi Hamasi kreu sulme në Izrael më 7 tetor, sot një numër edhe më i madh i tankeve dhe ushtarëve hynë në Gazë, në atë që zyrtarët e përshkruan si zgjerim të ofensivës tokësore.

Izraeli ka sulmuar terrorin në fjalë edhe nga ajri, toka dhe deti, teksa bombardimet sipas banorëve të Gazës janë më intensivet gjatë kësaj lufte.

Ushtria izraelite goditi linjat e komunikimit të premten mbrëma, duke shkëputur komunikimin me botën jashtë të kësaj enklave me 2.3 milionë banorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu