Izraeli nuk pranon negociatat, urdhëra ushtrisë: Përdorni çdo mjet për të përparuar në Gaza

0

IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, i ka urdhëruar ushtrisë të përparojë në Rripin e Gazës pavarësisht nga çdo negociatë, ndërsa është duke u zhvilluar një përpjekje tjetër për të ndërmjetësuar një armëpushim tjetër. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, theksoi se Hamasi ose do të lirojë pengjet që ka mbajtur që nga 7 tetori 2023, ose do të shkatërrohet.

“Urdhërova ushtrinë të vazhdojë të përparojë në Gaza kundër të gjitha objektivave, pavarësisht nga çdo negociatë, dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur ushtarët dhe për të eliminuar e shtypur vrasësit e Hamasit. Ose Hamasi do t’i lirojë pengjet [të cilët i rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit], ose ai do të shfaroset”,tha ministri në një deklaratë.

Hamasi dha përgjigjen e tij dje ndaj një propozimi amerikan për armëpushim. Pa qenë e qartë nëse e pranon apo jo, ai propozoi një sërë amendamentesh të cilat pala amerikane i hodhi poshtë si të papranueshme.