Izraeli reagon ndaj “listës së zezë” të OKB-së për dhunën seksuale!

0

Politikanë izraelitë reaguan me ashpërsinë ndaj lajmit se Kombet e Bashkuara kanë vendosur disa institucione izraelite, përfshirë Shërbimin e Burgjeve të Izraelit, në një “listë të zezë” të vendeve që kryejnë dhunë seksuale në zonat e konfliktit.

Benny Gantz, politikan izraelit dhe gjeneral në pension, e përshkroi vendimin si një shembull tjetër të antisemitizmit dhe hipokrizisë së OKB-së: “OKB-ja sot tregoi, për një herë tjetër, se është një organizëm antisemit dhe hipokrit, i verbër moralisht. Akuzat e rreme të OKB-së për ‘sakrifica gjaku’ kundër Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe Shtetit të Izraelit nuk do të na devijojnë nga rruga jonë,” deklaroi Gantz.

Ndërkaq, Gilad Erdan, ish-ambasador i Izraelit në OKB, tha se organizata është e korruptuar dhe e shtrembëruar: “OKB-ja është e korruptuar dhe e deformuar, dhe nuk mund të pritet asgjë prej saj. Megjithatë, qeveria izraelite duhet të ndalojë paaftësinë e saj për të komunikuar dhe të fillojë të përballet me dëmin që na shkaktohet në arenën ndërkombëtare.”