Izraeli sulmon Hamasin

0

Forca ajrore izraelite njoftoi se goditi një strukturë të Hamasit në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje për një raketë të lëshuar të shtunën në mbrëmje nga Gaza në pjesën jugore. Izraeli tha se raketa shkaktoi dëme në një strukturë.

Ushtria izraelite deklaroi se sulmet ajrore synuan “dy baza të hedhjes së raketave, një objekt nëntokësor dhe një bazë ushtarake” të Hamasit.

Më 15 nëntor, ushtria izraelite goditi pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje për raketat e hedhura në Izrael. Por asnjë grup palestinez nuk kishte marrë përgjegjësinë.

Hamasi dhe Izraeli nga viti 2007 vijojnë shkëmbimet e zjarrit, konflikt që ka lënë shumë viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu