IZRAEL- Qeveria izraelite njoftoi qytetarët e saj të evakuohen nga Gaza, ndërsa Hamasi ka kërkuar të kundërtën.Ata u kanëërë thirrje palestinezëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas një deklarate mediatike, Hamasi u kërkoi palestinezëve që jetojnë në Gaza që të mos largohen nga vendi i tyre, shkruajnë mediat e huaja.
“Pushtuesit po përpiqen të përhapin propagandë të rreme përmes mjeteve të ndryshme, duke synuar të krijojë konfuzion në mesin e qytetarëve dhe të minojë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.
Grupi i armatosur, i cili qeveris territorin, akuzoi Izraelin për përfshirje në “luftë psikologjike” duke dërguar mesazhe që u thoshte civilëve palestinezë dhe punonjësve të organizatave ndërkombëtare që të evakuoheshin në jug. CNN shkruan se punonjësit e institucioneve ndërkombëtare qëndruan në postet e tyre dhe nuk po evakuoheshin.
Konflikti Izrael -Palestinë
Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael dhe mbi 1,537 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Hamasi,që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.
Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.