Ja çfarë shume përfitojnë Partizani, Vllaznia dhe Laçi nga kalimi në raundin e dytë të Conference League

0

Pas kalimit të turit të parë të Ligës së Konferencës, arkat e Partizanit janë pasuruar edhe me 350 mijë euro të tjera, pas 200 mijë të tjerave që morën që në fillim me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Pas arritjes në turin e dytë, Partizani ka tashmë në arkat e klubit 550 mijë euro. Shorti i ka vënë përballë në turin e dytë gjigantët zviceranë të Bazelit dhe dukshëm kuqeblutë “helvetë” janë favoritë për të kaluar në turin e tretë. Ndoshta rrugëtimi i Partizanit mund të ndalet kundër Bazelit në Evropë, por mund të quhet një pjesëmarrje e suksesshme e “demave” në kompeticionet evropiane pas një viti mungesë. Buxheti prej 550 mijë eurosh pritet ta ndihmojë shumë klubin e Partizanit në mbarëvajtjen e sezonit.

PËRFITIMET E KURBINASVE

Laçi siguroi kalimin në turin e dytë të Konferencë Ligës. Në bazë të shpërblimeve nga UEFA në këtë edicion të parë të kompeticionit të ri, kurbinasit kanë të garantuara deri më tani 550 mijë euro. Skuadra e Laçit ka të siguruara 100 mijë euro shpërblim nga turi i parë i luajtur dhe 100 mijë euro të tjera sërish për pjesëmarrjen në turin tjetër. Në rast eliminimi në turin e dytë, ndaj Universitae Kraiova, kurbinasit marrin shifrën shpërblyese prej 350 mijë eurosh që përkon me këtë tur. Kësisoj, në rast eliminimi, në arka shtohen 550 mijë euro nga UEFA.

PËRFITIMET E VLLAZNISË

Plot 550 mijë euro kanë të garantuara deri tani nga kalimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës edhe shkodranët e Vllaznisë. Ndoshta rrugëtimi i kuqebluve mund të ndalet kundër AEL Limasol, por mund të quhet një pjesëmarrje e suksesshme e Vllaznisë në kompeticionet evropiane pas 10 vitesh mungesë. Buxheti prej 550 mijë eurosh pritet ta ndihmojë shumë klubin e Vllaznisë në mbarëvajtjen e sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu