Ja data kur do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (Zbulohen temat që do të diskutohen)

0

NJOFTIM PËR MEDIAN
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2022, thërret mbledhjen e tij të parë në datën 17 Janar 2022 ora 15.00 , në selinë e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Kjo mbledhje do të ketë këtë rend dite:
1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2022.
2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu