Ja gruaja e parë që kryeson vendin e Afrikës Lindore

0

Ish zëvendës presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan u betua këtë të premte si presidente pas vdekjes së presidentit John Magufiuli. Samia Suluhu Hassan është gruaja e parë që kryeson vendin e Afrikës Lindore.

Hassan përshkruhet si një person që i pëlqen të ndërtojë marrëveshje dhe kompromise dhe stili i saj është kundër popullzimit të Magufulit i cili u quajt ‘Buldozer’ për shkak të intolerancës ndaj një mendimi tjetër.

Ndërsa Hassan quhet ‘Mama Samia’, pasi populli e vlerëson atë.

61-vjeçarja mori detyrën pasi të mërkurën u njoftua vdekja e Magufuli i cili kishte vdekur nga një sulm në zemër.

Ndërkohë Magufuli nuk ishte bërë i gjallë për publikun që prej 27 Shkurtit, duke ngritur dyshime se ishte prekur nga Covid-19.

Zyrtarët kanë mohuar që Maguful të kishte ndonjë sëmundje seriozë, ndërsa u tha se ai vdiq nga sulmi në zemër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu