Ja kur do të hidhet shorti për 16 finalistët e Champions League…

0

Ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt, që do të dalin nga shorti do të luhen më 14/15 dhe 21/22 shkurt të parat, ndërsa ndeshjet e dyta më 7/8 dhe 14/15 mars 2023.

ZVICER – Pasi ka përfunduar faza e grupev edhe janë mësuar 16 skuadra që do të marrin pjesë në fazën eliminatore të Champions League, vëmendja tani do të jetë te hedhja e shortit për vijimin e garës deri në finale.

Shorti i raundit të 1/16-ave të Champions League 2022/23 është planifikuar nga UEFA për të hënën, më 7 nëntor, në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës. Në short do të marrin pjesë 16 skuadrat e renditura në vendet e para dhe të dyta, në secili prej tetë grupeve të Champions League.

Ato do të formojnë dy vazo, njëra e përbërë nga tetë fituesit e grupeve dhe tjetra nga tetë skuadrat që dolën të dytat në secilin grup, me kusht që asnjë skuadër nga i njejti vend do të përballen midis tyre.

Vazo e parë: Napoli (ITA), Porto (POR), Bayern Munich (GJER), Tottenham (ANG), Chelsea (ANG), Manchester City (ANG), Real Madrid (SPA), Benfica (POR)

Vazo e dytë: Liverpool (ANG), Club Brugge (BEL), Inter (ITA), Eintracht Frankfurt (GJER), Borussia Dortmund (GJER), RB Leipzig (GJER), PSG (FRA), Milan (ITA)

Gjithashtu, duhet theksuar se dy ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt që dalin nga shorti do të luhen më 14/15 dhe 21/22 shkurt të parat, ndërsa ndeshjet e dyta më 7/8 dhe 14/15 mars 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu