Ditën e sotme do të zhvillohet në kryeqytet Samiti Ukrainë – Europa Juglindore, pjesë e së cilës do të jenë disa lidera europianë e të rajonit.
Pritet që ky Samit të bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky, ndërkohë që do të ketë përfaqësues të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë etj.
Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian që do të marrë pjesë në samitin e 28 Shkurtit do të jetë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheyli, i cili do të drejtojë edhe samitin e 29 shkurtit po në Tiranë ku do të diskutojë me liderët e Ballkanit Perëndimor për fondin e rritjes ekonomike që Brukseli ka vendosur në dispozicion të rajonit tonë për një sërë projektesh.