Ja pse mbrëmja e hënës së përgjakur është tepër speciale për këtë çift

0

Një vit më parë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly e kaluan lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Këngëtari i famshëm e ka kujtuar këtë moment të veçantë përmes një postimi në rrjete sociale. Para 1 viti Megan Fox i ka thënë ato 3 fjalët e mëdha, që janë shumë të rëndësishme për partnerin në një marrëdhënie.

“Ajo tha ‘të dua’ 1 vit më parë”, shkroi Machine Gun Kelly në një postim në “Twitter”.

Fansat e dyshes u prekën shumë nga ky postim, për shkak se është e vështirë të gjesh një mashkull që mban mend të tilla çaste për t’i festuar.

“Vajza ai mban mend këtë datë. Nuk do të pretendojmë më pak se kaq”, ka shkruar një fanse.

“Sa gjë e bukur për të festuar në mbrëmjen e super hënës së përgjakur. Duhet të jeni të bekuar të dy”, ka shkruar një tjetër.

Në fakt ishte rreth një vit më parë, kur në media nisën të përhapeshin thashethemet se dyshja ishin në një lidhje. Ndërkohë së fundmi ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me “Billboard Music Awards”. Të dy ishin veshur shumë ndryshe nga të tjerët dhe arritën të veçoheshin, por edhe të merrnin kritika në të njëjtën kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu