Cilat vende tërheqin dhe mbajnë më shumë njerëz të talentuar? Zvicra, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara spikasin përsa i përket tërheqjes dhe edukimit të talenteve, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve (GTCI) 2023.
Në top 10 përfshihen gjithashtu Danimarka, Holanda, Finlanda, Norvegjia, Australia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. 17 nga 25 vendet e para në renditje janë shtete europiane.
Disa nga vendet europiane që kanë rënë ndjeshëm në renditje gjatë dekadës së fundit janë Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu dhe Islanda, ndërsa Australia dhe Norvegjia kanë treguar përmirësim.
GTCI publikohet çdo vit nga shkolla franceze e biznesit INSEAD në bashkëpunim me Institutin Descartes në Gjenevë. GTCI përfshin 134 vende në të gjithë botën.