Jada Pinket Smith publikon poezinë sekrete të Tupac në 50-vjetorin e lindjes

0

Nëse do të ishte gjallë, Tupac Shakur do të festonte ditën e sotme 50-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë, shumë e kanë kujtuar reperin e ndjerë, përfshirë edhe miq të tij.

Aktorja dhe producentja amerikane, Jada Pinket Smith ka nderuar mikun e saj, duke ndarë në rrjete sociale një poemë të shkruar nga reperi dhe të papublikuar më parë. Ajo ka postuar në Instagram një video shoqëruar me një dedikim shumë prekës.

“Tupac Amaru Shakur do të festonte 50-vjetorin sot në mesnatë. Ndërkohë që ne përgatitemi të festojmë për trashëgiminë e tij, le ta kujtojmë për atë që ne e donim më shumë… mënyrën e tij me fjalët. Këtu janë disa që ndoshta ju mund të mos i keni dëgjuar më parë”, ka shkruar Jada Pinket Smith.

Ajo ka treguar se Tupac i ka shkruar shumë letra dhe poezi, por kjo e fundit që ka ndarë me ndjekësit nuk është publikuar kurrë më parë. Jada Pinket Smith lexon me zë të lartë poemën që reperi ndjerë ka shkruar dhe që mban titullin “Lost Souls”. Në fund duket se ai ka shkruar: “I joti, Tupac”.

Pinket Smith dhe Shakur u njohën bashkë si student në vitet ’80, teksa ndiqnin shkollën Baltimore për arte. Gjatë viteve, që nga vdekja e reperit në vitin 1996, aktorja ka folur hapur për marrëdhënien e saj miqësore me Shakur, që disa dyshojnë se ka qenë më shumë miqësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu