Jam një baba dhe gjysh krenar”, ishte deklarata e fortë në Big Brother VIP 4 e një prej banorëve, Bernardit i cili pohoi se “jam homoseksual”.
Kjo deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4.
Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një debati të ndodhur gjatë javës në shtëpi.
Ai e ka dhënë këtë deklaratë mes lotësh, ndërsa shumë prej banorëve i shkuan pranë për ta mbështetur.
“Jam një baba krenar, jam gjysh krenar, nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha Bernardi.