PRISHTINË- Flori Mumajesi dhe moderatorja Liberta Spahiu kanë hedhur dyshimet se mund të jenë bashkë. Siç mund ta shihni nëpër fotot romantike të postuara në Instagramët respektivë, ata kanë kaluar bashkë festat e fundvitit.
Ishtr Flori ai që postoi i pari një foto me mbishkrimin: Pak tinza amo pa kushte. Liberta Spahiu e kuqe. Nuk ka vonuar shumë, kur nga ana tjetër, moderatorja postoi një foto pranë bredhit të Vitit të Ri.
Janë bashkë?! Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu pozojnë
“Më falni se pak jemi vonuar! Me foto te bredhi! Pushime të mbara,”- shkruan moderatorja, ndërsa duket se po shkonte t’i jepte një puthje kantautorit të njohur.
Janë bashkë?! Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu pozojnë
Lidhja e tyre u përfol herë të parë në vitin 2017, por që nga ajo kohë asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar as mohuar lajmet për lidhjen, as ndarjen.