Deputetia e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur problematikat e fermerëve.
Tabaku ka shkruar se bujqësia vuan jo vetëm pasojat e luftës por edhe rritjen e inputeve bujqësore në 3 vitet e fundit, teknologjinë e vjetëruar e probleme të tjera që i bëjnë fermerët të shesin produktet nën kosto.
Postimi i Tabakut:
Janë bërë xhufkë juristët!
Bujqësia sot po vuan jo vetëm nga lufta por mbi të gjitha nga arroganca edhe mungesa e vizionit!
Rritja e çmimit të karburantit, rritja e çmimit të inputeve bujqësore (fertilizuesit) në 3 vitet e fundit, ndryshimet e skemës dhe rritja e taksave, teknologjia e vjetëruar, madhësia e fermës dhe fragmentarizimi i tokës.
Të gjitha problematika që po dëmtojnë bujqësinë nga viti në vit dhe kanë kthyer mollët e Devollit të shiten në 30 lekë/kg pra nën kosto!
Të rinj që kanë braktisur fshatin dhe me nxitim po lënë Shqipërinë ndërsa tokën nuk ka kush ta punojë.
“Janë bërë xhufkë juristët” më tha sot një fermer teksa më përshkruante Ministrinë e Bujqësisë!
Duhet ndërtuar Europa këtu! Nuk mund të ketë integrim pa një bujqësi të zhvilluar!