‘Janë të ligj!’Pedagogia me ngjyrë shpërthen ndaj të bardhëve: T’i qërojmë këta shk*rdhata!

0

Një pedagoge në Universitetin Rutgers të Nju Xhersit tha se beson se njerëzit e bardhë kanë qenë historikisht të “ligj” dhe se zgjidhja e saj për trajtimin e supremacisë së bardhë do të ishte “shfarosja e tyre”. Brittney Cooper, një profesoreshë vajzash mbi studimet e gjinive dhe ato afrikane, trajtoi historinë e kolonializmit gjatë një diskutimi muajin e kaluar rreth teorisë kritike të racës me Institutin Root.

“Unë mendoj se njerëzit e bardhë janë të ligj në përgjithësi,”-tha Cooper gjatë konferencës online. Ajo shtoi se njerëzit e bardhë nuk i besojnë shoqërisë për të rishpërndarë pushtetin tek grupet e ndryshme të njerëzve “sepse ata janë shumë të korruptuar”. “E dini, mendimi i tyre është aq i turbullt dhe i falimentuar shpirtërisht, saqë ata… kanë frikë të heqin dorë nga pushteti në mënyrë ekzistenciale, sepse nuk mund të imagjinojnë një mënyrë tjetër jetese”,-tha ajo, raporton NY POST.

Cooper tha se nuk ka zgjidhje “të mjaftueshme” për të adresuar supremacinë e bardhë. “Gjëja që dua t’ju them është që ne duhet t’i shfarosim,” tha ajo, megjithëse shpejt shtoi se “nuk beson në një projekt dhune”. Duke folur për supremacinë e bardhë, Cooper shtoi gjithashtu se ajo “thelbësisht beson se gjërat që kanë një fillim kanë një fund”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu