Japonia sanksionon Putin e oligarkët rusë: Tu kundërpërgjigjemi së bashku, stop luftës

0

Japonia do të ngrijë asetet financiare të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë kyç të qeverisë pas pushtimit rus të Ukrainës. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Kishida Fumio, sipas transmetuesit publik japonez NHK.

Kryeministri Fumio tha se veprimet e Rusisë janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar që Japonia e dënon fuqishëm. Ai tha gjithashtu se një përgjigje e bashkuar ishte e nevojshme për të mbrojtur rendin ndërkombëtar.

“Japonia do të ngrijë asetet financiare të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë kyç të qeverisë pas pushtimit rus të Ukrainës. Veprimet e Rusisë janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar që Japonia e dënon fuqishëm. Një përgjigje e bashkuar ishte e nevojshme për të mbrojtur rendin ndërkombëtar. Japonia do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në bllokimin e bankave të zgjedhura ruse nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave SWIFT,”- tha Fumio.

Kryeministri tha gjithashtu se Japonia do të sigurojë një ndihmë humanitare shtesë prej 100 milionë dollarësh për popullin e Ukrainës, përveç një premtimi paraprak që arrin në “rreth 100 milionë dollarë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu