“Japonia, SHBA dhe partnerë tanë të G7 bashkë kundër agresionit rus”/ Blinken: Sanksionet do t’i japin fund luftës

0

Teksa priten bisedimet mes dy palëve, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se sanksionet gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë janë ato që tregojnë vendosmërine e shteteve për t’i dhënë fund luftës.

Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se Japonia, SHBA dhe vendet e tjera të G7 po bëjnë gjithçka është e mundur kundër agresionit rus.

Postimi në Twitter:

Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të G7 qëndrojnë së bashku me vendosmëri për të ndaluar agresionin e Rusisë në Ukrainë. Sanksionet financiare gjithëpërfshirëse të Japonisë pasqyrojnë dhe demonstrojnë unitetin dhe vendosmërinë tonë për t’i dhënë fund luftës së zgjedhur të Rusisë.