Jasir Asani, nuk e harron ekipin e Partizanit. Sulmuesi ndoqi në stadium, finalen e Superkupës Partizani -Egnatia, ndeshje e cila u fitua nga të kuqtë.
Pas ndeshjes, Asani foli për MCN TV dhe me bindje deklaroi se Partizani do të fitojë titullin në fund.
“Jam shumë i lumtur, sepse Partizani futet gjithmonë në fushë për të fituar. Është klub me histori dhe jam i lumtur që çdo vit po rriten. Kam luajtur këtu me Partizanin dhe më pas me Kombëtaren. Ku ka më mirë se ta shikosh Partizanin me fitore.
Mendoj se në fund Partizani do dalë në vendin e parë. Egnatia është ekip i mirë dhe bën lojë të shkëlqyer. Jam i kënaqur për Rrapajn, por i duhet shumë punë për të arritur atje ku e ka ëndërr”, deklaroi ylli i Kombëtares