Java e hapur e vaksinimit në vend, Rama: Pritet të vijnë 44 mijë doza të Pfizer

0

Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social facebook, teksa ka shpërndarë një video të njësive të lëvizshme të vaksinimit, në Ndroq ka bërë me dije se ditën e hënë pritet mbërritja e 44 mijë dozash të vaksinës Pfizer.

Rama gjithashtu në postimin e tij ka bërë me dije se është rritur interesi për bërjen e vaksinës mes moshave të reja, ndërkohë që i rikujtoi qytetarëve vijimin e javës së hapur të vaksinimit për personat mbi 18-vjeç.

Postimi i plotë: Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq – Rritet interesi për vaksinën mes të rinjve, teksa vijon vaksinimi në javën e hapur +18 vjeç në çdo komunitet, për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të mbrohen nga çdo rrezik prej #Covid19.

Do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave në vend, teksa presim të hënën mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Ministrja Ogerta Manastirliu ndjek nga afër vaksinimin me njësitë e lëvizshme në Ndroq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu