Eftuar në “Muzik kur dëgjoj” këngëtarja Aurela Gaçe është emocionuar pafund nga motra e saj Blerta.
Nëpërmjet një mesazhi zanor motra e Aurelës i ka treguar këngëtares një histori të parrëfyer më herët gjatë kohës kur kjo e fundit kishte bërë udhëtimin e saj të parë në SHBA.
Kaq ka mjaftuar që këngëtarja por edhe i gjithë publiku të përfshihej nga emocione të forta, deri në përlotje.
Kur u largova nga familja 15 vjeçe ti e di qe stopi im i parë ishte Budapesti. Ju mora juve të shtëpisë në telefon për t’ju thënë që isha mirë, dhe kur flas me ty në telefon u preva se dëgjova nga zëri jot që kishit qarë. Ti nuk e di por unë atë natë kam fjetur me rrobat që jam nisur nga Tirana se mendoja se Budapesti ishte me afër seç do isha po të kaloja oqeanin, për tu kthyer në Tiranë. Sepse unë nuk e konceptoja dot jetën time pa ty, jemi dy anë të ndryshme të së njëjtës monedhë. Të dua pafund.”- e ka mbyllur mesazhin e saj Blerta Gaçi.