“Jemi këtu për të dëgjuar dorëheqjen”, Basha ‘nuk hap rrugë’ pas kërkesave të deputetëve, mbrohet me ambasadën amerikane

0

Vijon prej më shumë se dy orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku shumica e deputetëve kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës. Të katër nënkryetarët e partisë kanë dalë kundër Bashës, njësoj si dhe deputetët Dash Sula, Gazment Bardhi apo Helidon Bushati.

Palët kanë rënë dakord në parim që duhet një Kuvend pajtimi, por shumica e deputetëve kërkojnë që Berisha të mos e ketë të drejtën e kandidimit për kryetar.

Vetë Basha është shprehur i gatshëm për çdo zgjidhje, por ka thënë se duhet menduar dhe për faktorët e tjerë, pa të cilët PD nuk do të ecte përpara, duke iu referuar indirekt ambasadës amerikane.

Helidon Bushati- Bashës: Kryetar,eshte fatkeqesi qe sot nuk jemi ne shesh se bashku me protestuesit por ketu duke u marre me procedura partie.Ne vend qe te jemi atje per te qare hallet e popullit jemi keti duke qare hallin e karrigeve tona.Eshte rasti i pare ne historine tone qe nje kryetari partie  i kerkohet doreheqja nga grupi i i vet parlamentar.

Me qendrim tuaj po ndihmoni ne agonizimin e partise dhe po e ben partine demokratike te kthehet ne objekt memesh per lidhjen e pakuptueshme tuajen me karrigen.

Nje drejtues qe ka humbur beteja dhe gara mund te fitoje betejen kryesore qe eshte beteja per dinjitetin e emrit te tij nepermjet doreheqjes.

Doreheqje por duke ngelur pjese e zgjidhjes se problemit.

Sot jemi ketu per per te degjur nje dhe vetem nje gje…DOREHEQJE.

Kryetar sot ke mundesi te humbesh karrigen e te fitosh dinjitetin dhe respektin e demokrateve.

Eshte koha te mendojme per bashkimin e demokrateve. Kjo nuk ndodh duke u mberthyer pas karriges, kjo ndodh kur sejcili prej nesh ben hapa pas sakrifikon dhe mendon per ata demokrat ata shqiptare qe presin prej nesh. Sot PD, ka nevoje per nje Kuvend Bashkimi.

Gazment Bardhi: Vendimin e 9 shtatorit e mbeshtes sa te kem fryme jo per shkak te karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Per shkak të atij vendimi partise iu shpall lufte. Jemi ne gjendje lufte dhe po e demton pd ne syte e opinionit publik.

Për të ndalur gerryerjen e partise, e vleresoj qendrimin tuaj per t’u vendosur ne dispozicion te grupit dhe kryesise per te gjetur nje zgjidhje. Nje hap pas i juaji qe merr me vete edhe sali berishen, i hap rrugen nje procesi bashkimi eshte shansi vetem per t’i dhene mundesi PD. Ne muk mund te improvizojme. Sepse rrezikojme te copezohemi akoma me shume. Ketu jemi pak.

Edhe me ata jashte jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin a, b dhe c. Mundesine per te fituar demokratëve ne 2023 ia japim duke pare interesin e PD. Hap pas pa bere kthim pas, sepse keshtu nuk shkojme askund. Na duhet te gjejme nje zgjidhje te plote, jo te pjesshme.

Ajo qe propozon Dashi duhet te marre dhe miratimin e pales tjeter. Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur. 

Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge per t’u testuar per te sjelle dmeokratet ne pushtet.

Basha: Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse se keni kuptuar që unë Jan në dispozicion për çdo zgjidhje. Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara.

Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë më rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu