Jennifer Lopez surprizon fansat, performon në skenë së bashku me vajzën

0

Këngëtarja Jennifer Lopez performoi të enjten në Los Anxhelos së bashku me vazjën e saj 14-vjeçare Emme Maribel Muñiz, në skenën e LA Dodgers Foundation Blue Diamond Gala. Lopez e quajti të bijën si “partnerja ime e preferuar në duetin”.

Ndërkohë i tregoi publikut se hera e saj e fundit që ka kënduar me të bijën është në një skenë të madhe si ‘Super Bowl’.

“Hera e fundit që performuam së bashku ishte në një stadium të madh si ky dhe u kërkoj shpesh të këndojnë me mua, por nuk e bëjnë. Pra, ky është një rast shumë i veçantë. Ata janë shumë, shumë të zënë, të rezervuar dhe të kushtueshëm,”-tha ajo me shaka.

Lopez dhe Emme kënduan “A Thousand Years” të Christina Perrit, momentet të cilat ato i postuan në rrjetet sociale. Emme këndoi gjithashtu “Born in the USA” të Bruce Springsteen dhe “Let’s Get Loud” të vetë Lopez.

Emme është vajz e vogël e Lope dhe këngëtarit Marc Anthony, nga i cili u divorcua në vitin 2014. Koncerti u mbajt me qëllim të mbledhjes së fondeve për arsimin, kujdesin shëndetësor, çështjet e të pastrehëve dhe drejtësisë sociale në Los Anxhelos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu