Jep dorhëqjen pas humbjeve në zgjedhjet e BE kryeministri belg

0

Kryeministri belg Alexander De Croo ka deklaruar se do të japë dorhëqjen pasi partia e tij e qendrës së djathtë, pati një rezultat të dobët në zgjedhje.

“Ne humbëm. Që nga nesër, unë do të jap dorëheqjen si kryeministër,” i tha mbështetësve të tij me De Croo, raporton Politiko i Brukselit.

Ai tha se sinjali i votuesve ishte i qartë.

De Croo tani do ta dorzojë dorëheqjen e tij te mbreti Philippe, i cili ka fuqinë ta refuzojë atë sipas gjykimit të tij.

Partitë nacionaliste flamande dominuan zgjedhjet e sotme në Belgjikë, ndërsa partia liberale e kryeministrit Alexander De Croo pësoi një goditje.

Sipas sondazheve, partia nacionaliste e djathtë ka arritur rezultatin më të mirë me 22% të votave. Partia ekstremiste e djathtë, ndodhet në vendin e dytë me 17.5% dhe Partia Socialist fitoi rreth 10.5% të votave.

Partia e De Croo-s, ka fituar më pak se shtatë për qind të votave, duke pësuar kundërshtime të mëdha nga të majtët.

Kreu i partisë, Tom Ongena, gjithashtu ka thënë se do të dorëzojë dorëheqjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu