Jepet vendimi për Abas Dogën,ish-rojen e shkollës në Babrru i cili përdhunoi të miturën

0

Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor ish-rojen e shkollës në Babrru, Abas Doga, pasi abuzoi me një vajzë të mitur. Kështu, Doga është dënuar me me 18 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg.

Ish-roja e shkollës do ta kryejë dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme. Po ashtu, fajtor për përdhunimin e të miturës është shpallur edhe Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.

Fajtor është shpallur edhe i mituri R.O, i cili do të kryejë 3 vjet e 8 muaj burg. Edhe i mituri F.B u shpall fajtor dhe e presin 3 vite e katër muaj burg.

Kujtojmë se Doga, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë,akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit të saj në muret e pallateve të lagjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu