“Jeta është shumë e çmuar, mos e humb për shkak të drogës”- të rinjtë e Shkodrës dalin në protestë

0

“Jeta është shumë e çmuar, mos e humb për shkak të drogës” ishte kjo thirrja kryesore në një marshimin të të rinjve në Shkodër.

Marshimi u ndërmor pas vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, nga 21-vjeçari Aldi Rama, I cili dyshohet që të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së vrasjes.

Pjesëmarrësit nga të gjithë gjimnazet e Shkodrës, kryesisht nxënës, thanë se fenomeni me abuzimin me drogërat dhe alkoolin duhet marrë fund.

“Ky marshim bëhet në emër të policit të vrarë në Lezhë dhe ti themi stop vrasjeve dhe stop përdorimit të lëndëve narkotike.”

Ata e shohin përdorimin e drogërave si një problemet me të mëdha që po përballen bashkëmoshatarët në vend.

“Ky është një problem shumë i madh për rininë dhe zakonisht bëjmë tema në klasë për sensibilizimin ndaj këtij problemi.

“Realisht nuk është e lehtë por besoj se kjo punë duhet të fillojë qe në faza shumë të hershme, që te fëmijët.

Marshimit iu bashkuan edhe dhjetëra qytetarë nga Shkodra, ndërsa dënuan ashpër vrasjen që tronditi vendit të policit Saimir Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu