“Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij,”-shkruhet në një prej postimeve.