Jeton mes luksit, trondit Georgina. Ja çfarë më mungon?

0

Jeta e Georgina Rodriguez mund të quhet padyshim një përrallë. “Dikur shisja çanta, tani i mbledh”, – ka thenë së fundmi showgirlja spanjolle, e cila ishte takuar me Cristiano Ronaldon në vitin 2016, kur punonte si shitëse.

Tridhjetë milionë ndjekës në Instagram më vonë, jeta e Georgina nuk mund të ishte më ndryshe. Por jo gjithçka që shkëlqen është flori…

Georgina ka zbuluar disa histori për marrëdhënien e saj me kampionin portugez në një intervistë të gjatë në “El Mundo”. “Falë dashurisë, jeta ime tani është një ëndërr, – ka thënë ajo.

Por është shumë e rëndësishme të mos harrojmë kurrë nga vimë. Unë e di se çfarë do të thotë të mos kesh asgjë dhe e di se çfarë do të thotë të kesh gjithçka”.

Por fama ka edhe më shumë dobësi, privime. “Kjo është pjesa që më duket më e vështirë dhe që më mungon më shumë me Cristianon, – shpjegon 27-vjeçarja, – është që nuk je në gjendje të shkosh në një dyqan apo supermarket, siç shoh shumë çifte.

Ndonjëherë mendoj se kemi shumë gjëra të mira, por është e vështirë të shkosh në një lokal të thjeshtë. Gjithmonë duhet të shkojmë në restorante të organizuara mire, që të mos na shqetësojnë njerëzit. Nuk mund të shkojmë as në shkollë për të marrë fëmijët. Kështu humbisni shumë gjëra që keni pasur më parë dhe me të cilat jeni mësuar.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu