PJESË NGA BISEDA:
Noka: Ka vend për të dhe këto që do të japë kontributin e tyre për PD. Do takohemi me Alibeajn dhe Bardhin sepse jemi kolegë. Jemi të hapur dhe nuk na ndan asnjë. Jemi në funksion të bashkimit. Kur do takohemi? Asgjë nuk na ndan, të gjitha hijet e të shkuarës hidhen pas. Jemi në kontakt çdo moment. Javën tjetër mbledhim grupin parlamentar. Diskutime me Dumën dhe Salianjin? Me të gjithë kam folur, kjo parti nuk është pronë e askujt. Kemi detyrë që të bashkojmë demokratët për ta bërë forcë fituese. Demokratët janë tolerantë por edhe mendjehapur, e dinë ata që po nuk hodhëm pas hijet e të shkuarës, nuk ecim dot para.
Kush do e thërrasë grupin parlemantar?
Noka: Do takohmi sërish me kreun e grupit parlamentar. Do të mblidhet. Ne e respektojmë Alibeajnë në cilësinë e kreut të grupit, është kolegu dhe miku ynë.