Jo vetëm Mbappe, ja të gjitha ëndrrat e Florentino-s që u shuan në minutën e fundit

0

Kur merr një telefonatë nga Real Madrid, është e vështirë të thuash “jo”. Akoma më shumë nëse presidenti është Florentino Perez, i cili është mësuar të realizojë blerje të bujshme. Por, përveç Kylian Mbappe, ka patur edhe disa operacione të tjera të madrilenëve që kanë dështuar në momentin e fundit.

David Villa: Plani ‘A’ i Real-it të ri të Florentino-s në 2009-ën

Florentino Perez u bë president i Real Madrid në 2009-ën dhe po përgatiste një projekt galaktik. Cristiano Ronaldo, Kaka dhe… David Villa.

Sulmuesi i Valencia-s ka qenë i përzgjedhuri nga presidenti i Los Blancos në atë kohë. Futbollisti ka qenë shumë afër transferimit në Bernabeu, por ndryshimi i presidentit të Valencia-s ka bërë që operacioni të dështojë.

Në fund, Villa u transferua te Barcelona sezonin pasardhës. Në vendin e tij, Real-i mori Karim Benzema. Koha i ka dhënë të drejtë francezit, edhe pse në atë kohë nuk ka qenë zgjedhja e parë e Perez.

Franck Ribery: fajin e ka një darkë

Ai ishte lojtari më i mirë në Bundesliga. Dhe pak vite më vonë, në 2013-ën, ka qenë i treti në votimet e Topit të Artë. Franck Ribery ka qenë një tjetër ëndërr e Perez që ka duhej të ishte kthyer në realitet.

Los Blancos kanë ofruar deri në 80 milionë euro për lojtarin siç ka bërë të ditur vetë ai për Bild. Megjithatë, Bayern Munich e ka refuzuar.

Drejtuesit bavarezë e dinin se çfarë duhej të bëninin në mënyrë që operacioni të dështonte. Uli Hoeness ka zbuluar se kur Ribery ishte shumë afër kalimit te Real Madrid, një darkë ka ndryshuar gjithçka.

“Kur aventura e Ribery te Bayern dukej se po shkonte drejt fundit në 2010-ën sepse menaxheri i tij e kishte shitur praktikisht te madrilenët, ne e ftuam atë dhe gruan e tij Wahiba për një darkë me ne. Darka ka qenë e mrekullueshme dhe në mesnatë Wahiba ka thënë: ‘Franck, ne do të qëndrojmë në Mynih!’”.

David De Gea: faksi i famshëm i natës

Ishte zgjedhur për të marrë vendin e Keylor Navas, me këtë të fundit që do të transferohej te Manchester United. Ka qenë dita e fundit e gushtit të 2015 -ës dhe marrëveshja mes klubeve është arritur para mesnatës.

Ora shkoi 00:00 dhe nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar nga klubet. Operacioni dështoi për shkak të një faksi të çuar me vonesë nga Djajtë e Kuq.

Keylor Navas ka qëndruar në Bernabeu, duke fituar disa Champions, ndërsa portieri spanjoll nuk ka patur të njëjtin fat në Old Trafford.

Erling Haaland: një dështim i freskët

Ai ka qenë lojtari i zgjedhur nga Florentino për projektin e fundit sportiv. Sulmuesi norvegjez është kthyer në një objektiv për madrilenët pas ecurisë shumë të mirë në Bundesliga.

Megjithatë, në fund, dëmtimet e tij të shpeshta dhe kërkesat e larta të lojtarit dhe përfaqësuesve të tij e kanë shtyrë te Manchester City i Pep Guardiola-s.

Massimiliano Allegri: trajneri i zgjedhur para Ancelotti-t

Zinedine Zidane vendosi të largohej nga stoli i Real Madrid dhe Florentino Perez duhej të gjendte një teknik të ri. Para Carlo Ancelotti-t, zgjedhja e presidentit të Los Blancos ka qenë Massimiliano Allegri-n, me të cilin kishte arritur edhe një marrëveshje. Megjithatë, operacioni ka dështuar sepse trajneri italian ka zgjedhur të kthehet tek Juventus-i.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu