Jo vetëm Messi, një tjetër “magjistar” njofton lamtumirën pas Botërorit

0

Botërori i Katar pritet të jetë i fundit për disa yje të futbollit. Lionel Messi ishte një prej tyre, më i madhi, që njoftoi se ky do të jetë Botërori i tij i fundit. I fundit pritet të jetë edhe për C.Ronaldo, pavarësisht se ylli portugez vijon të shoh më larg duke premtuar se do ta shohim sërish në turne madhorë, objektivi i radhës i paralajmëruar është “Euro2024”. Në një moshë të madhe është edhe Robert Lewandowski, por as polaku nuk e ka njoftuar largimin e tij.

I radhës që njofton lamtumirën me ekipin përfaqësues është një mjeshtër si Luka Modric. Mesfushori kroat, në një intervistë për faqen e FIFA-s theksoi se ky do të jetë angazhimi i tij i fundit me përfaqësueses ballkanase: “Jam i vetëdijshëm që kam një moshe të caktuar dhe se ky do të jetë kompeticioni im i fundit me kombëtaren kroate”, – tha Modric për Fifa+.

Pasi arriti majën me Kroacinë duke shkuar deri në finalen e Botërorit në 2018 dhe pasi fitoi “Topin e Artë”, ideja e Modric është e qartë, të reduktojë sa më shumë numrin e ndeshjeve në mënyrë që të jetë më i freskët për Real Madrid, skuadër që ka ndërmend të nënshkruaj dhe një kontratë të fundit përpara se ta mbyll me futbollin profesionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu