Kur edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brothe VIP”, këngëtarja Jonida Maliqi ka folur më në fund. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, Jonida Maliqi ka treguar se të gjithë finalistët i ka miq, përveç Beniadës. Gjatë intervistës, ajo u shpreh hapur se aktorin Donald Veshaj e ka xhan dhe është i njëjti si edhe jashtë.
“Donaldin e kam shumë xhan. Ai është i njëjti si jashtë edhe brenda shtëpisë dhe nuk ka luajtur asnjë moment,”- tha Jonida.
Ndërkohë që edhe Jonida vetë është bërë “pjesë” e spektaklit pasi është përmendur disa herë nga banorët. Kjo sepse këngëtarja ka qenë e dashura e vëllait të Donaldit, aktorit tjetër Romeo Veshaj.