Jori Delli poston video duke u puthur në buzë me të dashurin e saj Fred De Palma!

0

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

Prej disa ditësh Jori është përfolur për një rikthim me ish- të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma. Ama ditën e djeshme ata kanë vërtetuar se janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe se janë çifti më i ri i showbizit. Reperi ka postuar në Instastory një foto të Jorit në makinë dhe ka vendosur një emoji dashurie, ndërsa Jori e ka ripostuar dhe ka vendosur dy zemra të kuqe.

E tashmë që kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen e tyre duket se Jori dhe partneri i saj nuk e kanë problem të postojnë foto dhe video me njëri-tjetrin. Së fundmi Jori ka postuar në Instagram një video teksa në një fushë tenisi ajo dhe i dashuri i saj shkëmbejnë një puthje.

Jori gjithashtu njihet dhe për miqësinë e ngushtë që ka me ish- banoren e ‘BBV 1’, modelen e njohur Beniada Nishani. Postimet me njëra- tjetrën në rrjete sociale nuk mungojnë ku dhe na tregojnë raportin e mirë që kanë. Para disa ditësh Jori ka postuar në Instagramin e saj foto pa lejen e Beniadës, ku kjo e fundit shfaqet duke fjetur në makinë. Epo nuk zgjati shumë derisa Beniada ‘të merrte hak’ ndaj Jorit dhe ditën e djeshme ka postuar një foto të asaj në gjumë duke ia kthyer kështu me të njëjtën monedhë.

@joridelli

❤️🧿

♬ Sígueme dale like comparte y usa el audio – Laura 😻🫶🏻

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu