Jose Mourinhon është kthyer në një flamur për tifozët romanë: “Ti i ke çelësat e qytetit”…

0

E gjithë Roma është me José Mourinhon. Nga menaxhimi, te lojtarët dhe tifozët: lidhja me “Special One” është e fortë dhe forcohet edhe kur gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Ashtu si në barazimin 2-2 ndaj Veronës.

Mourinho pas ndeshjes ka uruar Hellas për ndeshjen e zhvilluar, më pas pa dhënë asnjë intervistë, ka publikuar një postim për tifozët: “I dua këta njerëz dhe luftoj për ta”.

Ka mjaftuar ky mesazh, që tifozët e Romës të emocionohen dhe të konfirmojnë lidhjen me trajnerin dhe dje në mëngjes, pavarësisht ditës së pushimit që iu dha skuadrës.

Disa shkuan në Trigoria për ta bërë portugezin të ndjejë gjithë mbështetjen e tyre me një pankartë: “Besimi jonë, mentaliteti yt: Ju keni çelësat e këtij qyteti”.