HOLANDE – Spanja është skuadra e dytë finaliste e UEFA Nations League. Skuadra e drejtuar nga Luis De la Fuente iu imponua në gjysmëfinale Italisë, kampione e Evropës me rezultatin 2-1, për të luajtur finalen e dytë radhazi të kompeticionit, pas asaj të 2021 me Francën
Ndeshja nisi vrullshëm me Spanjën që mori avantazhin që në minutën e 3-të me Jeremi Pinon me futbollistët iberikë që përfituan nga një gabim i Bonuccit.
Italia reagoi dhe në minutën e 10-të fitoi një penallti, që u shndërrua në gol nga Ciro Immobile.
Pak çaste më vonë ‘Azzurrët’ shënuan edhe golin e dytë me Frattesin, por ai u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Pas kësaj u pa një Spanjë më superiore, por që nuk mundi të krijojë shumë ku vlen të përmenden vetëm rastet e Moratës dhe Gavit
Në fillimin e pjesës së dytë, Spanja iu afrua shumë golit të dytë, por nuk mundi të shfrytëzojë rastet e krijuara. Italia u pa në zonën e Spanjës në minutën e 64-t kur Frattesi pati një shans shumë të mirë por u ndal nga portieri Unai Simon.
Spanja ishte padrone në fushën e lojës teksa kishte një zotërim më të madh të topit, por golin e dytë e gjeti vetëm në minutat e fundit, kur u mendua se sfida po i drejtohej kohës shtesë me Joselu, që kishte vetëm pak minuta në fushën e lojës pasi zëvendësoi Moratën.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për Spanjën, që të dielën do të luajë në finalen e kompeticionit me Kroacinë