Tenori i njohur Josif Gjipali reagon pas “zhurmës” që u krijua nga një leksion i hapur që sopranoja Ermonela Jaho ka mbajtur në Teatrin e Operas. Kjo e fundit u zhgënjye pasi në sallë nuk gjeti studentë dhe pedagogë nga Akademia e Arteve.
Gjipali thotë se nuk ka nevojë të shkojë në asnjë “master class” të kolegëve sepse mësuar prej mjeshtrave botërorë.
“Une nuk kam nevoje te shkoj ne asnje master class pasi Attilen ma ka mesuar Riccardo Muti , Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta. I due Foscari sapo ma mesoi ne Genova Renato Palumbo. Nuk besoj se ndonje nga koleget e mi pa ju hequr asnje vlere si interpretues mund te mi mesoje me mire”, shkruan ndër të tjera tenori Josif Gjipali.
Lexo edhe: “Erdha për të dhënë mësim, por…!”, Ermonela Jaho “braktiset” në vendin e saj: Asnjë pedagog e student nga Shqipëria s’kam parë në sallë
Reagimi i plotë i tenorit Josif Gjipali:
Une jam pjese e stafit te petagogeve te kantos ne universitetin e arteve . Une nuk kam nevoje te shkoj ne asnje master class pasi Attilen ma ka mesuar Riccardo Muti , Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta . I due Foscari sapo ma mesoi ne Genova Renato Palumbo . Nuk besoj se ndonje nga koleget e mi pa ju hequr asnje vlere si interpretues mund te mi mesoje me mire . Uroj hienat qe nxitojne te komentojne ne ndonje deklarate qe shpresoj te kete qene e nxituar ne inat e siper te jete me e kursyer.
Studentet e Universitetit te arteve Kane qene te zotet te kendojne te mos una qaj njeri hallin. Dy prej tyre sapo fituan ne Spoleto ku Isha si anetar jurie mes sa e sa konkurenteve te drejten e burses. Jete te lumtur e pa mllefe ju uroj te gjitheve.